Policia ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë–Spathar”.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin, është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe më pas ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.
Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari dhe një pasagjer po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa një pasagjer tjetër është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
NJOFTIMI :
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës. Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.”


