Ski Qendra “Kodra e Diellit” njofton se një person ka hyrë pa leje me motor me 4 rrota (ATV) në pistat e skijimit, duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke dëmtuar pistat. Veprimi konsiderohet i papërgjegjshëm dhe i ndaluar rreptësishtë, ndërsa personi do të paraqitet në polici dhe organet kompetente. Qendra thekson se qarkullimi me mjete motorike në pistat e skijimit është i ndaluar dhe çdo rast i ngjashëm do të publikohet në faqen dhe rrjetet zyrtare.
“Ski Qendra “Kodra e Diellit” informon opinionin publik se nëpër pistat e skijimit është regjistruar dhe shpërndarë një video ku një person me motor me 4 rrota (ATV) ka hyrë pa leje dhe ka kryer manovra të rrezikshme (drift) duke dëmtuar edhe pistat e skijimit. Ky veprim është i papërgjegjshëm dhe i ndaluar rreptësisht, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë e vizitorëve dhe skijuesve. Personat e përfshirë do të paraqiten në polici dhe në organet kompetente për procedura të mëtejshme ligjore. Theksojmë se në tërë territorin e ski qendrës janë të vendosura tabela të qarta ndalimi, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Të gjitha rastet e ngjashme do të dokumentohen dhe do të publikohen në webfaqen dhe rrjetet tona zyrtare me fotografi, me emër dhe mbiemër. NDALOHET rreptësisht qarkullimi me motora, ATV apo mjete të tjera motorike nëpër pistat e ski qendrës”, thonë nga Ski Qendra.


