Autoritetet njoftuan se kanë ndërmarrë hapin e parë për zgjidhjen e kaosit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, është marrë vendim që Qyteti i Shkupit të ndërtojë dy garazhe në kate, të cilat pritet të sigurojnë rreth 500 vende të reja parkimi. “Me realizimin e këtij projekti, që do të zbatohet nga Qyteti i Shkupit, do të sigurohen rreth 500 vende të reja parkimi, duke i dhënë fund kaosit të gjatë me parkimin brenda dhe rreth Qendrës Klinike. Kjo është një zgjidhje konkrete, funksionale dhe e qëndrueshme, që do të lehtësojë jetën e përditshme dhe punën e punonjësve shëndetësorë, si dhe qasjen e pacientëve nga i gjithë vendi që vijnë çdo ditë për trajtim”, njoftoi Gjorgjievski. /Alsat.mk
Data 03.04.2026
Aktuale
- Vrasja makabre në Shtip: I akuzuari Denis Asanov ishte monstruoz dhe pervers, flinte me një kukull në përmasa njerëzore
- Është ulur numri i ankesave për “Qyteti i sigurt”, nga 476 në shkurt, në 65 në mars
- Babai i tij pretendon se është vrarë, misteri për zhdukjen e Ervis Martinajt! Ministri i Brendshëm: Informacionet i disponon vetëm…
- „ Bozhinovska: Lidhje historike energjetike – Maqedonia dhe Shqipëria e përmbyllin hartën energjetike me linjë 400 kV “
- E pandehur në dosjen “Veliaj”, Klotilda Bushka kërkon gjykim të shkurtuar, avokati: Çështja të ndahet dhe të kalojë në një gjykatë tjetër! S’është më deputete
- Për vetëm dy ditë, 5 raportime për dhunë familjare në Shkup
- Ulet numri i punëtorëve në industri
- Andonovski: Po hapim një Qendër qeveritare për incidentet kibernetike


