Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj për faktin se Maqedonia e Veriut nuk është përfshirë në nismën ndërkombëtare “Bordi i Paqes”, të inicuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ku tashmë janë përcaktuar vendet pjesëmarrëse në rajonin e Ballkanit.
Nga ASH thonë se ky përjashtium nuk mund të jetë rastësi duke reflektuar mungesën e peshës politike të Qeverisë aktuale.
“Fakti që Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia janë ftuar të jenë pjesë e kësaj platforme, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet në listën e vendeve që as nuk janë ftuar, përbën një sinjal serioz alarmi për pozitën ndërkombëtare dhe kredibilitetin diplomatik të shtetit tonë. Ky përjashtim nuk mund të shihet si rastësi. Ai reflekton qartë mungesën e peshës politike dhe të ndikimit diplomatik të qeverisë aktuale në skenën ndërkombëtare, si dhe dështimin për ta pozicionuar Maqedoninë e Veriut si faktor stabiliteti dhe partner të besueshëm në nismat rajonale dhe globale të sigurisë”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]