Deputeti i Frontit Evropian dhe kryetar i partisë “Lëvizja Populli”, Zejd Rexhepi është shprehur kundër projektit “Safe City”.
Ai thotë se ky projekt është i papërshtatshëm për realitetin e vendit tonë, ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues.
“Jemi për sigurinë e qytetarëve, por projekti “Safe City” është i papërshtatshëm për realitetin e vendit tonë, ndëshkues, diskriminues dhe antikushtetues
Ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐢 𝐩𝐚𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐬𝐡ë𝐦 sepse rrugët dhe infrastruktura e qyteteve të përfshira janë nën çdo standard evropian dhe nuk krijojnë kushte reale për zbatim të drejtë të këtij sistemi.
Ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐬𝐡𝐤𝐮𝐞𝐬 sepse qëllimi real i qeverisë nuk është siguria e qytetarëve, por mbushja e boshllëqeve buxhetore përmes gjobave.
Ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐮𝐞𝐬 sepse nuk përfshihet i gjithë shteti, por vetëm disa qytete të caktuara, duke krijuar trajtim të pabarabartë për qytetarët.
Ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬, sepse në të tre qytetet e përfshira — Shkup, Kumanovë dhe Tetovë — gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndërsa qeveria ka lejuar që softueri i projektit të përgatitet vetëm në gjuhën maqedonase.
Kjo shkelje përbën 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢 𝐭ë 𝐫ë𝐧𝐝ë 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞, pasi korrigjimi i softuerit do të kërkojë harxhime shtesë buxhetore, të cilat përsëri do të rëndojnë mbi buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit”, ka shkruar deputeti Rexhepi.


