Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, sot ishte për vizitë në Komunën e Dibrës, ku u prit nga kryetari i komunës, Fisnik Mela, njoftuan nga komuna.
Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm në fusha me interes të përbashkët për qytetarët.
Ambasadori Qehaja e uroi kryetarin Mela për zgjedhjen në këtë post, duke i dëshiruar sukses në drejtimin e komunës dhe në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve të Dibrës.
Nga ana e tij, kryetari Mela e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe urimet, duke shprehur gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.


