Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të reshjeve të borës rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, kumtoi LAMM.
Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në përbërje të plotë, është vënë në dispozicion i tërë mekanizmi dhe fuqia punëtore dhe në vazhdimësi në terren po bëhet pastrimi i borës. Në bashkëpunim me NP për rrugë shtetërore dhe Minsitrisë së Transportit, po bëhen aktivitete të koordinuara me qëllim që të sigurohet zhvillim i sigurt dhe pa pengesa i komunikacionit, theksojnë nga LAMM.
“Krahas drejtimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet posedimi id etayruar i pajisjes dimërore, respektimi i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe shpejtësi e adaptuar e lëvizjes ndaj kushteve në drejtimet rrugore. Gjithashtu rekomandohet informim me kohë nga ana e të gjitha qendrave informuese për kushtet dhe komunikacionin në rrugët shtetërore. Aktivitetet e koordinuara të institucioneve kompetente vazhdojnë edhe gjatë periudhës në vijim, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të sigurt dhe pa pengesa”, qëndron në kumtesë.
Nga LAMM përkujtojnë se prej 15.11.2025 në fuqi është obligimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Rekomandihet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës nga 21.11.2025 deri 31.03.2026 do të mbyllet për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.


