Shoqëria Aksionare e Shtetit për organizimin e lojërave të fatit – Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, reagon në mënyrën më të ashpër ndaj përpjekjeve tendencioze, malicioze dhe shpifëse të disa mediave me qëndrim kritik për të krijuar një perceptim të shtrembëruar dhe të pabazuar për ligjshmërinë, profesionalizmin dhe integritetin institucional të punës së Shoqërisë, duke u udhëhequr nga parimet e mëposhtme:
I. Strategjia ligjore, përgjegjësia institucionale dhe ekspertiza më e lartë akademike
Lotaria Shtetërore e bazon punën e vet ekskluzivisht në parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe llogaridhënies institucionale. Për këtë qëllim, Shoqëria përfshiu ekspertizën më të lartë juridike akademike në vend, ndër të cilat edhe prof. dr. Dimitar Gjelev, profesor i rregullt dhe drejtues i Departamentit të së Drejtës së Biznesit në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup.
Ky angazhim është një reagim i drejtpërdrejtë dhe i nevojshëm ndaj veprimeve të papajtueshme ligjërisht, të dëmshme financiarisht dhe të rrezikshme institucionalisht të Bordit të mëparshëm Drejtues dhe Mbikëqyrës, si dhe të Qeverisë së mëparshme në cilësinë e themeluesit të Shoqërisë. Domethënë, prof. dr. Dimitar Gjelev ishte dhe vazhdon të jetë i angazhuar për përgatitjen e plotë dhe drejtimin ligjor të procedurave komplekse për ndërprerjen e shoqërive tregtare, e konkretisht: Lotaria Shtetërore – MOZZART SH.P.K. Shkup, Lotaria Shtetërore – 77 BITS SH.P.K. Shkup, Lotaria Shtetërore – VEZUV SH.P.K. Shkup dhe Lotaria e Re Shtetërore Video – NOVO VLT SH.P.K. Shkup.
Mbështetja juridike përfshiu formulimin e një strategjie të plotë procesuale, kualifikimin ligjor të bazave për ndërprerje, përcaktimin e parakushteve formal-ligjore për miratimin e vendimeve dhe menaxhimin e të gjitha rreziqeve të identifikuara ligjore dhe financiare dhe, së bashku me avokatët e angazhuar pa shpërblim në kuadër të ekipit të tij, siguron përfaqësim dhe mbrojtje të vazhdueshme ligjore përpara organeve dhe gjykatave kompetente.
Me veçimin dhe marrjen e pjesës në procedurën për ndërprerjen e NOVO VLT, Lotaria Shtetërore veprua plotësisht ligjor, me disiplinë institucionale dhe përgjegjësi, duke siguruar mbyllje ligjërisht të pastër të shoqërisë dhe mbrojtje të përhershme të interesave të shtetit. E njëjta gjë u realizua në bashkëpunim dhe në frymën e marrëdhënieve të mira biznesore-partnerike me tjetrin aksionar, Shoqërinë për Shërbime HTL SH.P.K. – Shkup, të shoqërisë së ndërprerë. Procedurat për shoqëritë e tjera janë në fazë të përparuar dhe do të rezultojnë me ndërprerjen e tyre, me vendime gjyqësore, me çka do të eliminohen pasojat e themelimit dhe funksionimit të paligjshëm të tyre, në përputhje me vendimin për ndërprerjen e shoqërive të miratuar nga Qeveria, në cilësinë e themeluesit të Shoqërisë.
Gjithashtu, janë angazhuar specialistë të tjerë të shquar nga shkenca dhe praktika për çështje të karakterit sistematik – dallimin konceptual midis sektorit publik dhe pronësisë shtetërore, si dhe rregullimin ligjor të organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në drejtorinë dhe më shumë se 315 degëzime.
Me masat e marra ligjore, menaxheriale dhe kontrolluese dhe angazhimin e ekspertëve eminentë, Lotaria Shtetërore parandalu shpenzime të mëtejshme joracionale të fondeve publike dhe njëkohësisht eliminoi rreziqe nga dëm shtesë financiar, duke siguruar mbrojtje afatgjatë të kapitalit shtetëror dhe integritetin institucional të Shoqërisë.
II. Persona të angazhuar me kontratë pune
Në periudhën e drejtimit të mëparshëm, në Lotarinë Shtetërore ishin angazhuar rreth 190 persona me kontratë pune. Drejtimi i ri, duke u udhëhequr nga parimet e racionalitetit, ligjshmërisë dhe justifikimit funksional, e uli këtë numër për më shumë se gjysmën, domethënë në 95 persona. Nga këta 95 persona të angazhuar, mbi 60 janë të punësuar në pikat e shitjes që përbëjnë rrjetin primar të shitjeve të Shoqërisë, të vendosura në qendrat tregtare dhe pikat e veta të depozitave, ndërsa të tjerët kryejnë detyra kontrolli dhe administrative të nevojshme për funksionimin e pandërprerë të sistemit. Personat e angazhuar në sektorin e marketingut, ndër të cilët ka edhe personalitete publike dhe të njohura, kryejnë aktivitete marketingu për shkak të ndikimit të tyre në rrjetet sociale dhe aftësive regjisoriale dhe artistike të disa personave të angazhuar, të drejtuara drejt përmirësimit të pozitës së Lotarisë Shtetërore në tregun e lojërave të fatit.
III. Parregullsitë në punën e drejtimit të mëparshëm të Shoqërisë, të përmendura në Raportin e Institutit Shtetëror të Revizionit
Drejtimi aktual i Shoqërisë me shkresën nr. 02-6328/1, datë 12.09.2024, iu drejtua Institutit Shtetëror të Revizionit për shkak të parregullsive dhe çrregullimeve të vërejtura në punën financiare të Shoqërisë, me kërkesë për kryerjen e një revizioni të punës së Shoqërisë në periudhën e mëparshme. Pas revizionit të kryer në periudhën nga prilli deri në fund të tetorit 2025, në Raportin e Institutit Shtetëror të Revizionit u konstatuan parregullsitë serioze dhe sistematike në punën financiare të Shoqërisë, gjatë periudhës së menaxhimit nga drejtimi i mëparshëm.
Gjetjet e revizorëve tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e parregullsive në punën financiare dhe kontabël lidhen me veprimet e ndërmarra nga ish-drejtoresha e Sektorit të Financave dhe Kontabilitetit, e emëruar nga drejtimi i atëhershëm i Shoqërisë. Lidhur me këto veprime, sipas informacioneve të disponueshme dhe njoftimeve dhe të dhënave me të cilat dispononte Lotaria Shtetërore, po zbatohen veprime parahetësuese nga organet kompetente, përfshirë Drejtorinë e Policisë Financiare dhe Prokurorinë Publike.
Sipas gjetjeve të përmbajtura në Raport, gjatë periudhës së drejtimit të mëparshëm u vërtetua keqpërdorim i fondeve financiare të Shoqërisë, direkt nga ish-drejtoresha e Sektorit të Financave dhe Kontabilitetit, me çka u shkaktua dëm material në shumën prej të paktën 3.5 milion euro. Këto konstituime përfaqësojnë një tregues serioz i shkeljes së parimeve të ligjshmërisë, disciplinës financiare dhe menaxhimit përgjegjës të fondeve publike. Për ecurinë dhe rezultatin e procedurave të nisura nga drejtimi aktual, të cilat po zhvillohen para institucioneve kompetente, publiku do të informohet në kohën e duhur dhe në mënyrë transparente në periudhën në vijim.
Prandaj, Lotaria Shtetërore nuk ka ndërmend të lejojë që përmes disa podcast-eve, siç është INFOMAX.MK, ose portaleve të ngjashme, të relativizohen fakte që kanë qenë objekt i verifikimit zyrtar të revizorit dhe procedimit institucional nga Drejtoria e Policisë Financiare dhe Prokuroria Publike.
Lotaria Shtetërore inkurajon dhe i fton të gjitha portale dhe podcast-e mediatike me qëndrim kritik, në interes të informimit të saktë, të përgjegjshëm dhe profesional të publikut, si dhe në frymën të gazetarisë autentike hulumtuese, t’i drejtojnë vëmendjen e tyre çështjeve thelbësore dhe të vërtetuara faktikisht që kanë të bëjnë me dëmin material të shkaktuar në shumë miliona, të shprehur në euro, dhe të shkaktuar nga veprimet e drejtimit të mëparshëm që është vërtetuar në Raportin e Institutit Shtetëror të Revizionit, e jo ndaj shpërndarjes së deklaratave shpifëse, të pabazuara dhe dokumenteve të paverifikuara nga podcast-et dhe portale si INFOMAX.MK, për të cilat ekzistojnë indicie se deklaratat e pabazuara dhe dokumentet e paverifikuara burojnë nga persona për të cilët po kryhen procedura parahetësuese para organeve kompetente, dhe që synojnë diskreditimin e punës aktuale, ligjore, transparente dhe të përgjegjshme të Shoqërisë.
Në fund, Lotaria Shtetërore tregon qartë dhe pa mëdyshje se çdo përpjekje e mëtejshme për përhapjen e dezinformacioneve, manipulimeve dhe pohimeve shpifëse do të trajtohet si shkelje serioze e reputatit të institucionit dhe do të shkaktojë reagimin më të ashpër, të përshtatshëm dhe të bazuar ligjërisht, përfshirë marrjen e të gjitha mjeteve ligjore të disponueshme për mbrojtjen e integritetit dhe privatësisë së të punësuarve, e rrjedhimisht edhe integritetit institucional të Shoqërisë.


