Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe ka konfirmuar sot se ka pasur një takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Ai tha se, me Ahmetin biseduan për vetëqeverisjen lokale në Gostivar ku në zgjedhjet e përsëritura lokale, kanë mbështetur kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim. Filipçe tha se mbështetja e LSDM-së, i solli fitoren kandidatin të AKI-së. Megjithatë, ai mohoi se ka ndodnjë koalicion me BDI-në.
Venko Filipçe, Lider i LSDM-së
“Ne nuk kemi koalicion, pas atij takimi u zhvilluan takimi i liderëve. Unë thash në disa raste, më vjen keq që partitë që shkuan atje legjitimojnë një pushtet të tillë, të zhytur thellë në korrupsion, të cilët e mbajnë vendin në izolim dhe në një farë mënyrë në errësirë mediatike falë fushatave me lajme të rreme që i bëjnë përmes mediave të tyre. Mendoj se, asnjë parti politike nuk duhet të jep mbështetje një pushteti të tillë, sepse me këtë pushtet koalicionin e tenderëve të DPMNE-së dhe ZNAM-it, Maqedonia nuk ka ardhmëri”.
Ai më tej shtoi se, Mickoski, me politikat e tij të deritanishme, ka treguar se e ka bllokuar plotësisht të ardhmen evropiane të vendit.
Venko Filipçe, Lider i LSDM-së
“Ata patën mundësi, 12 ligje duhej të miratoheshin në vitin 2025. Vetëm një u miratua në fund të vitit, dhe u miratua pjesërisht, pa të gjitha rekomandimet nga Bashkimi Evropian, gjë që është provë se ata thjesht duan të bëjnë diçka, një reformë të mundshme, sikur të thonë se po punohet për diçka nga agjenda e përkohshme, por jo ta reformojnë vërtet atë, veçanërisht këtë pjesë, në pjesën e gjyqësorit, ku qytetarët me të vërtetë presin të ndodhë diçka reale, pozitive”.
Kujtojmë se më 14 janar, Mickoski mbajti një takim me liderët politik në vend. Ftesës nuk iu përgjigj Filipçe, duke e quajtur qeverinë aktuale “qeveri kriminelësh”.
Teuta Buçi /SHENJA/


