Ka pësuar hemorragji cerebrale drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani. Ai është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. (QSUT).
Llabani u komandua vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i burgut të Durrësit pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.


