Numri i personave të vdekur nga një aksident kur një tren doli nga shinat dhe u përplas me një tjetër në Spanjë është rritur në 39, sipas shërbimeve të emergjencës, shkruan Sky News.
Përveç tyre, raportohet edhe për rreth dhjetëra të tjerë të lënduar, me rreth 70 në spital, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë ishte raportuar se pesëmbëdhjetë persona janë lënduar rëndë, katër prej të cilëve janë fëmijë.
Siç theksohet më tej, një tren që udhëtonte nga Malaga për në Madrid me rreth 300 pasagjerë doli nga shinat pranë Kordobas në orën 7.45 të mbrëmjes të së dielës, sipas kohës lokale, sipas operatorit hekurudhor ADIF.
Ai u përplas me një tren me rreth 200 pasagjerë që po vinte nga Madridi për në Huelva.
Shkaku i aksidentit është i panjohur, por ministri i transportit i Spanjës, Oscar Puente, e quajti atë “një incident vërtet të çuditshëm”, duke vënë në dukje se ndodhi në një pjesë të sheshtë të binarëve që ishte rinovuar në maj.
Një hetim për shkakun e aksidentit mund të zgjasë rreth një muaj. /Telegrafi/


