Pavarësisht urdhrave verbal për t’u ndalur, i dyshuari ka vazhduar ikjen në këmbë drejt fushave përreth.
Pas një ndjekjeje rreth dy kilometra, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë atë.
Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf dhe një shufër metalike, transmeton Klankosova.tv.
Personi i dyshuar, A.I., 27 vjeç, është shoqëruar në stacion policor.
Nga verifikimi i dokumentacionit, është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhëresë aktive e Gjykatës Themelore në Ferizaj, si person i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, për të cilën ishte dënuar me tre (3) vite e gjashtë (6) muaj burgim.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe, me autorizimin e tij, i dyshuari është intervistuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.


