Kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregoi se kur do të zhvillohet takimi mes tij dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, të cilin e paralajmëroi ky i fundit në deklaratën pas takimit të liderëve. Për këtë çështje, kryeministri dha një përgjigje tipike prej politikani.
“Unë në funksionimin tim të rregulltë politik takohem me të gjithë liderët e partive politike, kështu që në korrniza të atyre takimeve supozoj se do të takohem edhe me zotri Ahmetin”. Ndërkaq, theksoi se të ejtën është mbajtur takim mes grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së në lidhje me ligjin për kundërvajtje, për çka Ahmeti në takimin e liderëve kishte kërkuar informacione shtesë dhe se grupet parlamentare janë sqaruar disa gjëra që ishin të paqarta për BDI-në, prandaj pret që ligji të miratohet në seancën e ardhshme parlamentare dhe “Qyteti i Sigurt” të fillojë të zbatohet pa probleme nga 1 shkurti”, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, raporton SHENJA.
Data 16.01.2026
Aktuale
- Vaksinimi masiv: Më shumë se 11 mijë qytetarë të Prishtinës mbrohen nga gripi sezonal
- Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndoci, policia jep njoftim: Vihet në pranga 48-vjeçari!
- (VIDEO) Mickoski pa datë për takimin me Ahmetin, pret miratimin e ligjit për kundërvajtje
- (VIDEO) Grup kriminal bënte evazion fiskal e larje parash
- I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar te drejtësia, GJKKO jep dënimin për avokatin Besart Logu
- Gjysmëvjetori i dytë nis më 20 janar, nuk ka shtyrje
- Masa ligjore dhe ndërprerje e aktiviteteve të jashtligjshme në Kodrën e Diellit
- LSM paralajmëron protestë: Jo vetëm pagat minimale, por të gjitha pagat duhet të rriten


