Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste vdekjeje që janë raportuar të enjten në Prizren.
Në rastin e parë, një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Hajdar Shala”. Sipas Policisë, viktima mashkull, shtetas i Kosovës, është konstatuar pa shenja jete në vendin e ngjarjes.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Në rastin e dytë, një burrë tjetër është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar.


