Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka në lidhje me dosjen e “Toyota Yaris”, duke e rikthyer çështjen për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese.
Vendimi i Apelit të Posaçëm ishte ankimuar nga SPAK dhe nga vetë Zarka.
Në muajin Nëntor, Apeli i GJKKO prishi vendimin nga Shkalla e Parë me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Arsyetimi i Apelit ishte se Zarka duhej të ishte akuzuar nga SPAK për grup të strukturuar kriminal. Sipas gjykatës, Zarka është gjetur fajtor për të pesta episodet e akuzaura, 3 prej të cilave ishin në bashkëpunim me 3 të pandehurit e tjerë Erjona Daupaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi, ndaj përbën një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të të grupit të strukturuar kriminal. Rekurs ndaj këtij vendimi bëri Zarka si edhe SPAK.
Ne perditesim…


