Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, së bashku me ekipin e Ambasadës Holandeze, zhvilloi sot një vizitë me kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho, për ta uruar për marrjen e detyrës si dhe për arritjet e institucionit.
Në njoftimin e Ambasadës së Holandës thuhet se përmes projekteve MATRA dhe bashkëpunimit të ngushtë dypalësh, Holanda rikonfirmon mbështetjen e saj për SPAK dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.
Postimi: Sot, ekipi i Ambasadës sonë zhvilloi një vizitë kortezie për të uruar Kreun e ri të SPAK, z. Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e institucionit.
Përmes projekteve tona MATRA, së bashku me bashkëpunimin e fortë dypalësh, ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë për SPAK dhe për sundimin e ligjit në Shqipëri.


