Sot dhe nesër mbahet Karnavali i Vevçanit. Pjesa vasiliçare fillon me defilenë nën maska të dy shoqërive, asaj të lagjes së sipërme dhe të lagjes së poshtme, të cilat do të parakalojnë nëpër rrugët e Vevçanit.
Pjesë e pandashme e traditës janë maskat si dhëndri, nusja, dy djajtë, gushti i marrë dhe maska të tjera të frymëzuara nga zhvillimet aktuale politike. Përmes maskave, banorët e Vevçanit në mënyrë satirike i paraqesin ngjarjet shoqërore të vitit të kaluar. Ata thonë se çdo maskë është pasqyrim i ngjarjeve, dukurive dhe problemeve që e kanë shënuar vitin paraprak.
Manifestimi përfundon me vallen tradicionale vasiliçare dhe me djegien e maskave në qendrën e Vevçanit.


