Gazetarja Klodiana Lala theksoi në “Studio24” se me dosjen e AKSHI-t është tronditur shteti shqiptar.
Sipas saj tani është hapur “Kutia e Pandorës”, pasi shkoi deri në rrëmbimin e një biznesmeni.
Klodiana Lala: AKSHI mendoj se është hapur kutia e pandorës. Do e shkërmoqë qeverinë e vendit. Mënyra si Agasi ka urdhëruar drejtuesit e institucioneve në vend do jetë tronditje. Do trondisë themelet e shtetit. Ka të bëjë me mënyrën si ka funksionuar. Është shkuar deri në rrëmbimin e një biznesmeni. Ishte njeri shumë pranë familjarëve të kryeministrit të vendit. U rrëmbye nga persona të veshur si oficerë policie.


