Sipas argumenteve të paraqitura nga pala mbrojtëse në procesin gjyqësor për rastin “Geriatria”, ish-drejtori i Klinikës së Geriatrisë Muhsin Arifi dhe i akuzuari i dytë Blerim Amitinuk kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, ndërsa Prokuroria, sipas mbrojtjes, nuk ka arritur ta provojë fajësinë e tyre përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, informon PressOnline.al
Kontrata për përfitimin e banesës – pika kyçe e rastit
Një nga faktet themelore që, sipas mbrojtjes, e ndryshon rrënjësisht kuptimin e rastit është se më 17.02.2025, kallëzuesja Nebije Zaimovska ka lidhur kontratë për përkujdesje të përjetshmeme pacienten Iskra Srbinovska, duke marrë përsipër kujdesin për të në këmbim të banesës së saj. Vetëm rreth një muaj pas kësaj kontrate, pacientja përfundon në gjendje të rënduar shëndetësore dhe paraqitet nevoja për shtrim në Geriatri, fakt që, sipas mbrojtjes, ngre dyshime serioze mbi motivet reale të kallëzueses.
Procedura e pranimit nuk varet nga drejtori
Dokumentacioni zyrtar i paraqitur në gjykatë – “Procedura për pranimin e pacientit në trajtim spitalor” – dhe dëshmia e një prej mjekeve më me përvojë në Klinikën e Geriatrisë konfirmojnë se drejtori nuk ka kompetencë vendimmarrëse për pranimin e pacientëve. Vendimi merret ekskluzivisht nga kolegjiumi mjekësor, ndërsa drejtori kryen vetëm nënshkrimin formal pas përfundimit të procedurës, informon PressOnline.al
Në këtë drejtim, u paraqit edhe dokument zyrtar ku mjekë të klinikës kanë dhënë mendim negativ për pranimin e pacientes, çka, sipas mbrojtjes, përjashton çdo mundësi që dikush të kishte garantuar shtrimin e saj kundrejt ryshfetit.
Akuzë e paqartë dhe pa bazë materiale
Mbrojtja vlerëson se edhe roli i Blerim Amititështë ndërtuar mbi supozime dhe jo mbi prova konkrete. Pretendimi se ai ka negociuar ryshfet në emër dhe për llogari të drejtorit mbetet, sipas saj, i pabazuar dhe i paargumentuar juridikisht.
U përmend gjithashtu se ka pasur ofertë fillestare për ryshfet nga ana e kallëzueses, e cila nuk është pranuar nga të akuzuarit. Për më tepër, dëshmitari që pretendohet se ka marrë paratë ka deklaruar se asnjëherë nuk i është drejtuar drejtorit për t’i ofruar para, duke e bërë të paqëndrueshme tezën kryesore të akuzës.
Takimi publik – argument kundër ryshfetit
Muhsin Arifi në dëshminë e tij theksoi se takimi i regjistruar është zhvilluar në vend publik, në një kafene në Shkup, dhe jo në ambiente të fshehta, çka sipas mbrojtjes bie ndesh me çdo logjikë të veprimit korruptiv. Sipas tij, qëllimi i takimit ka qenë sqarimi i tentativës për ofrim parash dhe mbrojtja e integritetit të institucionit të Geriatrisë.
Ai theksoi se gjatë mandatit të tij janë pranuar mbi 100 pacientë, dhe ky është rasti i vetëm ku dikush ka tentuar t’i qaset atij në këtë mënyrë.
Prezumimi i pafajësisë
Në përfundim, pala mbrojtëse thekson se në këtë rast nuk ekziston asnjë provë e drejtpërdrejtë që të dëshmojë se të akuzuarit kanë kërkuar apo pranuar ryshfet, ndërsa çdo dyshim, sipas parimit themelor të së drejtës penale, duhet të interpretohet në favor të të akuzuarve.
Në këtë fazë të procedurës, sipas mbrojtjes, faktet, dokumentet dhe dëshmitë flasin qartë në favor të pafajësisë së Muhsin Arifit dhe Blerim Amitit, ndërsa vendimi përfundimtar i mbetet gjykatës.(PressOnline.al)


