Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në territorin e komunës së Likovës.
““I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë, ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze të mitur në Likovë, dhe e ka detyruar atë në veprime seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas, viktimës i ka kërkuar para duke e kërcënuar se do të publikojë foto të saj eksplicite nëse nuk do t’i paguajë 20,000 euro. Vajza është detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazojë nga persona të tjerë, duke i dhënë shumën e parave disa herë të dyshuarit të parë. Prokurori, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës paraburgim për të dy të dyshuarit, të cilët janë të privuar nga liria. Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore. Në interes të hetimit dhe për nevojën e mbrojtjes së viktimës së mitur, prokuroria apelon për raportim të kujdesshëm dhe etik të ngjarjes, si dhe për përdorimin e burimeve zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Nga MPB njoftojnë se personat e dyshuar janë N.A 31 vjeçar dhe Q.M 28 vjeç nga fshati Sllupçan.
Data 11.01.2026
Aktuale
- Andrevski: Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike
- Protesta në Romë kundër politikës amerikane në Venezuelë dhe sulmeve izraelite në Gaza
- Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës
- U prezantuan si të njohur dhe i morën 40 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim! Çfarë zbuloi policia
- Vdes një foshnjë në Shutkë, trupi dërgohet për autopsi
- Valbon Limani pas votimit: Sot është ditë me bereqet. Në fund duhet të fitojnë gostivarasit
- Argumentet e Apelit, BIRN: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Monika Kryemadhit
- Sot nuk ka zgjedhje në një vendvotim në Gostivar, KSHZ do të vendosë për hapat e mëtejshëm nëse ndikon në rezultatin zgjedhor


