Agim Ibraimi u bashkua me klubin e Partizanit, teksa do të mbajë postin e Drejtorit Sportiv.
Kalimi i tij nga Tirana tek rivalët e kuq, ka sjellë reagim të gjërë publik, ndër to edhe të tifogrupit mbështetës të Partizanit, “Ultras Guerrils”.
Këta të fundit janë plotësisht kundër ndaj këtij vendimi të marrë nga presidenti Gaz Demi. Sipas tyre, ka kohë që te Partizani nuk merren vendimet e duhura, madje klubi po vepron pa strategji.
REAGIMI:
Eshtë bërë modë e kohëve të fundit që te Partizani qarkullojnë lloj lloj emrash e lloj lloj figurash të djegura pa asnjë lloj merite profesionale, e për tifozët bëhet më e rëndë kur këto vijnë si riciklime nga ekipi me vija pretendet për të rënë nga kategoria.
Te klubi ynë shenjat janë të qarta që organizimi ka rënë me kohë dhe çdo vendim merret pa ndonjë strategji të mirfilltë, objektivat janë të luhatahëm dhe kurrë nuk mbahet përgjegjësi.
Sa kohë e kanë humbur fillin, është krejt normale që respekti për fanellën e historine Partizanit nuk ekziston as nga ata që sjellin në klub të tillë individa që jo më larg se një vit më parë bënte skena dhe gjeste të papranueshme gjatë derbit, pikërisht në stadiumin ku e prezantuat.
Pas Agimit te ish klubit Agimi, ju ka ngel pa marrë Elis Bakaj, Tefik Osmani dhe Grent Halili dhe çuditeni pse ju ka braktis tifozeria e gjerë e Partizanit … Turp !


