Një rast i rrallë i dhunës në familje ka ndodhur të enjten, në Kaçanik.
Sipas policisë, të përfshira kanë qenë dy gra.
Njëra nga to ka raportuar se tjetra e ka sulmuar. Të parës, që organet e rendit e konsiderojnë si viktimë, i është ofruar ndihmë mjekësore.
Interesant është fakti se edhe tjetrës, që sipas policisë është e dyshuar, i është dashur asistenca medicinale.
Është bërë e ditur se kjo e fundit nuk u intervistua, për shkak të gjendjes shëndetësore.
Prokurori, që është informuar për këtë rast, po vazhdon të hetojë rastin.


