Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar një lajm të mirë për qytetarët që në fillim të vitit. Për herë të parë, Komuna e Butelit ka siguruar ndihmë financiare prej 5.000 denarësh për çdo fëmijë të porsalindur.
Sipas Kostovskit, kjo masë është pjesë e Programit për Mbrojtje Sociale për vitin 2026 dhe paraqet një angazhim konkret për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të reja në komunë.
Ai theksoi se gjatë fushatës zgjedhore ishte premtuar ndihmë prej 3.000 denarësh, por falë menaxhimit të përgjegjshëm të buxhetit komunal, kjo shumë është rritur në 5.000 denarë për çdo të porsalindur.
“Ne nuk ndalemi këtu. Përveç mbështetjes financiare, po investojmë fuqishëm në infrastrukturë për të ardhmen e fëmijëve”, ka shkruar Kostovski.
Aktualisht po ndërtohen dy çerdhe në Butel 1 dhe Butel 2, ndërsa në periudhën e ardhshme janë planifikuar edhe tre çerdhe të reja në Radishan, Vizbegovë dhe Butel 1.
Sipas kryetarit të komunës, vizioni është i qartë: krijimi i kushteve më të mira për zhvillim, siguri dhe të ardhme më të ndritur për çdo familje në Butel.
Data 23.02.2026
Aktuale
- (VIDEO) Janevska: Nuk jemi kundrështarë me botën akademike, bashkëpunojmë ngushtë
- Përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare të drogës në Itali, 20 të ndaluar! Dy kapot ndanin biznesin e kokainës dhe heroinës! Kriptofonë, ‘lumë” parash, korrierë dhe… (DETAJET)
- Rriten të ardhuar nga qiradhënia, banesat me pjesëmarrje më të madhe
- Kompletohet projekti 19 vëllimesh “Dyzet Net” i Tefsirit të parë të plotë të Kuranit në gjuhën shqipe nga Prof. Dr. Metin Izeti
- Takim Ali – Hoxha: Përballje me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe fuqizimit të sistemit për menaxhimin e krizave
- PRAK thirrje institucioneve: Të hiqet pagesa 3€ në QKUK për familjarët e pacientëve
- (VIDEO) Pas një viti në arrati dorëzohet ish zv/kryeministri Artan Grubi
- (VIDEO) Dorëzimi i Grubit, reagojnë partitë politike


