Me datë 30.12.2025, në orën 12:10, në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup i privuan nga liria V.L.P. (19) dhe F.I.P. (19), të dy nga Rumania, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një argjendari në qendrën tregtare.
Përkatësisht, më herët, ata kanë hyrë në argjendari dhe kanë kërkuar të shikojnë stoli ari, dhe pasi është nxjerrë një kuti, me përdorimin e forcës ia kanë marrë atë punonjëses dhe kanë ikur. Shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, në dalje të qendrës tregtare janë kapur dhe privuar nga liria dhe u janë gjetur 43 copë stoli ari. Gjërat e marra i janë kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Data 31.12.2025
Aktuale
- Dimitrieska-Koçoska: Vitin 2026 e presim me financa publike të stabilizuara dhe siguri më të madhe ekonomike
- Është miratuar buxheti i komunës së Dibrës për vitin e ardhshëm në vlerë prej 524 milionë denarë
- Dosjet e bujshme që hetoi SPAK në 2025/ Nga kërkesa për leje për arrestimin e Ballukut, te prangat e Erion Veliajt! Kush ishin politikanët e majtë dhe të djathtë që panë dyert e Prokurorisë së Posaçme
- Stefoski nga VMRO-DPMNE zgjidhet kryetar i Këshillit Komunal të Strugës
- Kërkohej me fletarrest, arrestohet në “Bllacë”
- MASH: Viti i Ri 2026 le të jetë vit i njohurive, shpresës dhe bashkimit
- Presidentja Siljanovska-Davkova me mesazh për paqe dhe të ardhme evropiane në Vitin e Ri 2026
- Roberto Carlos pëson atak në zemër, legjenda e futbollit brazilian i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale


