Prodhimi industrial në periudhën janar-nëntor të vitit 2025, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar shënon rritje prej 1,9 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Në nëntor të këtij viti, megjithatë, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, pati një rënie prej 2,8 për qind.
Prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe Gurores në nëntor të vitit 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, shënon rënie me 4,7 për qind, në sektorin e Prodhimit shënohet rënie prej 2,0 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe Ajër të Kondicionuar shënohet ulje prej 8,6 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 8,5 për qind, Produktet kapitale për 2,1 për qind, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 18,6 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8,7 për qind, derisa rritje vërehet te Produktet intermediare përveq energjisë për 7,7 për qind.


