Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi të jashtëzakonshme fitoren e VV së drejtuar nga Albin Kurti, që kishte kundër aleatët perëndimorë, oligarkët vendas si dhe Shqipërinë e kryeministrit Rama.
“I bashkohem ligjërimit se fitorja e Kurtit është e jashtëzakonshme, edhe krahasuar me vitin 2021 kur Kurti ishte në koalicion me Vjosa Osmanin e LDK. Kjo fitore është e jashtëzakonshme kur ke kundër SHBA, BE, oligarkët, ftohtësinë e Shqipërisë. Është dobësia e opozitës.
Janë dy momente që e vënë në diskutim thellësinë e fitores së Kurtit.
VV është e majtë, e ekstremit dhe e ka një shpjegim. Elektorati ka votuar për LDK-në me mentalitet titist, jo komuniste. Një e majtë tjetër ishte e parive të luftës, PDK AAK dhe më pas VV që vjen nga majtizmi francez. Ka dy momente që më duken dështim’- tha Nazarko.


