Sonte shënohet dita e fundit e Bazarit të Fundvitit në Çair, i cili do të përmbyllet me një mbrëmje festive dhe koncert artistik në Sheshin Skënderbeu. Organizatorët kanë përgatitur një program të pasur muzikor, duke e kthyer këtë mbrëmje në një festë të vërtetë për qytetarët.
Nga ora 18:00 deri në 20:00, atmosfera festive do të krijohet me muzikë nga DJ Miran, ndërsa pas orës 20:00 do të nisë koncerti artistik, ku në skenë do të performojnë emra të njohur të skenës muzikore shqiptare dhe vendore.
Para publikut do të ngjiten Miranda Hashani, Valon Suma, Lindita Purelku, Konkordia Band, Lorena Beadini dhe Duo Skupi, të cilët pritet të sjellin një repertor të larmishëm dhe festiv për të gjitha moshat.
Mbrëmja festive mbahet sot, më 30 dhjetor 2025, në Sheshin Skënderbeu në Çair. Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje dhe ta përmbyllin së bashku Bazarin e Fundvitit, nën tinguj muzike, drita festive dhe një atmosferë të ngrohtë fundviti.
Data 30.12.2025
Aktuale
- Tragjike: Fëmija rreth 1 vjeç vdes pas zjarrit në Prizren – tre të tjerë u shpëtuan
- 1,3 miliard denarë buxheti i Komunës së Kërçovës! VLEN dhe VMRO votuan pro, AKI dhe lista e pavarur kundër
- FFM nis procedurë ndaj Sejdinit, dyshohet për mashtrim financiar prej 700 mijë euro
- Kamerat ndryshuan sjelljen në trafik
- Ministria e Drejtësisë, Kuvendit të RMV-së: Nevojiten dy përfaqësues për grupin punues për Ligjin Zgjedhor
- Mickoski: Do të investojmë 21 milionë euro për blerjen e lokomotivave të reja elektrike
- KShPK vitin e ardhshëm do ta ndjekë gjendjen pronësore të 60 zyrtarëve
- Koncert festiv në Sheshin Skënderbeu


