Kompozitori i njohur Avni Qaili, është emëruar drejtor i institucionit nacional “Muzeu i arteve bashkëkohore” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ai është shqiptari i parë që merr këtë post të rëndësishëm.
Ky institucion llogaritet nga me elitarët në vend dhe pritet që Avni Qaili si krijues artistik dhe si drejtor të hap dyert e artistëve shqiptarë si nga vendi, rajoni dhe bota.
Ky emërim vlerësohet si një arritje e madhe e koalicionit VLEN, pasi shqiptarët përfundimisht marrin në dorë këtë institucion me shumë rëndësi.
Qaili njihet edhe tekstshkrues i njohur në trevat shqiptare, ka qenë i angazhuar si prezantues dhe si gazetar në TVM2, ndërsa është edhe fitues i disa çmimeve nëpër festivale të ndryshme.


