Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka uruar Kosovën për, siç tha, standardin e lartë demokratik të zgjedhjeve, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur.
Përmes një postimi, Ramadani theksoi se një Kosovë e fortë dhe demokratike përbën garanci për stabilitetin e gjithë rajonit, duke i uruar institucioneve të reja shumë suksese në përballjen me sfidat dhe përgjegjësitë e mandatit të ri.


