Partia opozitare LSDM ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se “Viza e artë” nuk është ar, por një ngjitëse në pasaportë. Në reagimin e LSDM-së thuhet se e mbyllin këtë temë të pakuptimtë nga kuzhina e VMRO-së, duke shtuar se dr. Venko Filipçe punon si mjek dhe nuk merret me ndërtimin e ndërtesave, as me ndërtimin e një kulle 42-katëshe në Dubai me Zoran Zaevin, i cili, siç theksojnë ata, prej pesë vitesh është në pension politik.
TABELË:LSDM
‘’Viza është një dokument zyrtar i lëshuar nga një shtet, i cili mundëson hyrje, qëndrim ose tranzit, zakonisht në formën e një vule ose ngjitëseje në pasaportë, dhe se çdo qytetar mund t’i kontrollojë kushtet për viza në faqet zyrtare të ambasadave përkatëse’’.
Sipas LSDM-së, pretendime të tilla shërbejnë për të larguar vëmendjen nga tema si “migrantë për para” dhe, siç thonë ata, tenderët kriminalë, duke shtuar se partia do të vazhdojë të zbulojë skema kriminale dhe korruptive të VMRO-DPMNE-së.
Më herët VMRO-DPMNE kërkoi që Filipçe të përgjigjet dhe të tregojë se si e ka siguruar “vizën e artë” për në Dubai. Partia kërkoi që Filipçe të përgjigjet nëse ka apo jo një banesë në Dubai dhe nëse “viza e artë” lidhet me një investim prej së paku 500.000 dollarësh, si dhe nga vijnë këto mjete financiare./SHENJA/


