MEPSO njofton se ka përfunduar me sukses procedura përzgjedhëse për ndërtimin e interkonektorit 400 kV Manastir-Elbasan, duke zgjedhur konsorciumin ndërkombëtar të udhëhequr nga DALEKOVOD d.d. nga Kroacia si ofertuesin më të favorshëm me vlerë 19,6 milionë euro. Në njoftimin e saj, MEPSO thekson se “me këtë hap, kompania zyrtarisht rifillon projektin që do të krijojë lidhjen kyçe energjetike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.” Punimet do të realizohen brenda 900 ditëve, duke përfunduar Korridorin Energjitik Rajonal 8 dhe përmirësuar ndjeshëm tensionin në pjesën jugperëndimore të vendit. MEPSO garanton zbatim transparent dhe efikas të projektit, duke përdorur 51.2% të pajisjeve të dorëzuara nga kontraktori i mëparshëm për të shmangur dëmet financiare.
Data 26.12.2025
Aktuale
- Bejta: Një karrige të këshilltarit e kanë llogaritur afër 10 mijë euro
- Projekte infrastrukturore madhore, Limani shpalos arritjet dhe planet për Gostivarin
- BDI emëron tre kryetarë të rinj degësh në kuadër të riorganizimit partiak
- Takim Nikolloski-Ulusoy: Kemi potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik Maqedoni e Veriut-Turqi
- Bejta: Valbon Limani nuk është për kryetar, ka mentor të keq
- Limani: Vila rezidenciale e Bejtës në fshatin e tij kushton mbi 1 milionë euro
- ASH-Sela nesër mbledh kuvendin e pestë në Shkup
- Interkonektori 400 kV Manastir-Elbasan! MEPSO rifillon projektin strategjik, përzgjidhet kontraktori për ndërtim


