Diplomati Dmitri Zikov është emëruar ambasadori i ri i Federatës Ruse në Maqedoninë e Veriut.
“Të emërohet Dmitri Konstantinoviç Zikov si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin.
Para emërimit të tij në Shkup, Zikov shërbeu si zëvendësdrejtor i Departamentit të Dytë Evropian të Ministrisë së Jashtme Ruse.
Paraprakisht këtë muaj, Putin shkarkoi ambasadorin e mëparshëm, Sergei Bazdnikin.


