Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur se si janë raportet me VMRO-DPMNE-së, pasi në kongresin e partisë, ishte i pranishëm Sekretari Gjeneral i VMRO-së, Ahmeti tha se në kongresin e BDI-së kanë qenë të ftuar gjitha partitë.
I pyetur se cilat janë vijat e kuqe të BDI-së, për të bashkëpunuar me VMRO-në, Ahmeti tha se sa u takon zgjedhjeve, ata në çdo kohë janë të gatshëm dhe kërkojnë zgjedhje.
“BDI ka parimet e veta, ka kornizën e vete që nuk e tejkalon, është Marrëveshja e Ohrit e cila duhet të zbatohet në përpikshmëri, është Marrëveshja e Prespës, që duhet të respektohet dhe zbatohet, është Marrëveshja për Fqinjësi të mirë, që këtyre tre Marrëveshjeve historike për stabilitetin e Maqedonisë dhe ardhmërinë, kemi vlerësuar se duhet t’i shtohet edhe një Marrëveshje, Marrëveshja Komëbtare për zhvillim e përparim”, deklaroi Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”.
Data 13.02.2026
Aktuale
- Bie numri i rasteve të gripit në Maqedoni, 1.306 raste në një javë
- “Kam 70 mln lekë borxh tek punëtorët”- Detaje nga grabitja e Fibank, autori tregon pse zgjodhi këtë bankë: Armën e kam që prej viti 1997
- Rezultuan të pasigurta, AKU bllokon mbi 2.4 ton produkte me origjinë shtazore dhe fruta të thata në tregun Agro Ushqimor-Tiranë
- FOTO/ Kultivoi parcelë kanabisi në Krujë, kapet pas katër vitesh kërkime i dënuari me 4 vite burgim
- LSDM: Këshilltari i Mickoskit është propozuar për gjykatës të ri kushtetues
- SHBA-ja dhe Maqedonia arritën Marrëveshje për tregti reciproke
- Nga aksidenti fatal te arratisja: Çfarë ndodhi me rastin “Llaskarca” pas shtatë vitesh?
- Grabitja e bankës, policia jep detaje: Autori mori 8 milionë lekë! Iu sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave


