Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se sot është bërë pagesa e mjeteve në shumë të përgjithshme prej 335.963.096 denarëve, ose 5 milionë eruo e gjysmë për 1.211 blegtorë, në përputhje me Programin për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024.
Lidhur me përfituesit të cilëve nuk u janë paguar mjetet bazuar në subvencione për vitin 2023, informojmë se nevojitet të kontaktojnë Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me qëllim kryerjen e një kontrolli dhe shqyrtimi të detajuar të çdo rasti individual.
Nga MBPEU paralajmërojnë se do të vazhdojë kujdesi për bujqit.


