BDI kishte vendosur që kontingjenti i radhës i kosovarëve për arrest të jetë më i madh në numër si dhe të përfshij më shumë kategori.
Kështu që, pas kafjallit me Gafurr Dugollin, struktura me ndikim në këtë parti kanë propozuar, dhe nga pjesa tjetër është pranuar, që ditët në vijim të arrestohen komplet një autobus me qytetarë të Kosovës të cilët pas një jave në paraburgim do të lëshohen.
Dilemën e vetme e kishte patur Ali Ahmeti , të lirohen një nga një apo komplet autobusi përnjëherë. Përfitimi nga ky operacion, sipas vlerësimeve të analistëve partiak do të jetë shumë i madh si ndër shqiptarët e maqedonisë ashtu edhe atyre të Kosovës.
Hapja e dyerve të Kosovës, të mbyllura një kohë të gjatë për Alinë dhe BDI, sidomos pas vrasjes dhe arrestimit të më shumë kosovarëve në rastin e Kumanovës, ishte synimi kryesorë me rastin “Dugolli” si dhe të tjerëve që do të aresstohen ditët në vijim.
Gjatë diskutimeve të shumta pas kafjallit më Dugollin kishin ra edhe propozime tjera. Musa Xhaferi kishte propozuar që të arrestohen një numër i caktuar i biznismenëve që vijnë nga Kosova për të blerë mallra nga fabrikat e maqedonisë lindore por ministri i ekonomisë Bekim Neziri nuk ishte pajtuar, sipas tij, do të bëheshte dëm i madh për shtetin pasiqë ata sjellin qindra miliona euro në vit në maqedoni si dhe sigurojnë mijëra vende pune për maqedonasit.
Propozim tjetër kishte ardhur prej Izet Mexhitit të cilin e kishte përkrahur edhe ministri i drejtësisë Adnan Jashari, kurse zv/ministri i policise Zemri Qamili kishte qenë shumë i entuziazmuar, që kontingjenti i radhës me kosovarë të arestuar të përfshijë sferën e kulturës me theks të veçantë muzikën, kështu që u formua komision në përbërje Abdilaqim Ademi, Fatmir Besimi dhe Nurhan Izairi si dhe për anëtarë të jashtëm ambasadori I Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa.
Ky komision në afat sa me te shkurt duhet të hartojë listën e kengëtarëve nga Kosova që vijnë në Maqedoni për të inqizuar klipe, në studiot diskografike te maqedonasve, të cilët më pas do të arrestohen dhe do të mbahen në paraburgim disa ditë dhe pas lirimit, BDI do të fitonte përkrahje dhe mirënjohje të madhe për angazhimin e madh për lirimin e tyre.
*Autori është deputet i PDSH-së