Kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se për llogarinë e tij, bëhet fjalë për një propozim ligj që edhe për nxënëset e shkollave fillore do të jetë i turpshëm.
“Jo, për deputetët, jo për një komunitet siç janë shqiptarët 30%, në kuadër të shtetit. Është një propozim ligj i turpshëm me 11 pika nga të cilët gati se asnjëherë nuk është obligative. Asnjëra nuk ka asnjë lloj mekanizëm me të cilën do të jetësohet e njëjta në praktik”, tha Rexhepi.
Ao tha se edhe vet Komisioni i Venecias ka thënë se ligji ishte i mirë por jo përmbajtjesor.
“Pra është vlerësim i tyre jo i yni. Pra atë që ne e kemi bindje nga momenti që e kemi parë, është vlerësim i vet Komisionit, është jo përmbajtjesor, nuk parasheh sanksione për ata të cilët nuk e realizojnë. Nuk parasheh mekanizma apo metodologji se si do të duhet të bijsh përfaqësimin e drejtë”, deklaroi Rexhepi.
Rexhepi tha se është një propozim ligj shumë qesharak, ndërsa pyeti se si do të evidentohet përkatësia etnike në një institucion, ku deklarimi sipas këtij ligji është vullnetarë.
Data 14.02.2026
Aktuale
- Saliu – Ibrahimit: 27 prilli dëshmoi kush qëndroi dhe kush u largua nga dita historike për shqiptarët!
- Selmani: Ibrahimi po sulmon mbështetësit e studentëve dhe po harron rolin e vet në qeverisje
- Ibrahimi sulmon sërish Meidanin dhe Spiropalin, hesht për ndalimin e shqipes nga Fillkovi
- I njohur si “Bankieri i karteleve”, si hetimi për shqiptarin nga Saranda çoi në gjobitjen me gjysmë milionë euro për “Louis Vuitton”!
- (VIDEO) Presidentja bullgare: RMV s’ka alternativë tjetër, bullgarët në kushtetutë
- LSM: Punëtorët po shfrytëzohen, janë dyfish më produktivë se ajo që e fitojnë përmes pagave
- (VIDEO) 25 vjeçari mbyt me jastëk 78 vjeçaren
- (VIDEO) Raimi: Kufizimet e menjëhershme të rrjeteve sociale sjellin pasoja psikologjike


