Komisioni Shtetëror Zgjedhorë (KSHZ) në mbledhjen e sotme përcaktoi renditjen në fletën e votimit për zgjedhjet lokale të përsëritura në komunat Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë.
Në zgjedhjet lokale të ardhshme që do të mbahen më 11 janar të vitit të ardhshëm, VLEN-i do të jetë nën numrin rendor 1, koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE nën numrin 2, AKI nën numrin 3, koalicioni i udhëhequr nga LSDM nën numrin 4, kandidati i pavarur, Zulhajrat Demiri nën numrin 5 dhe Partia Demokratike e turqve në Maqedoni nën numrin 6.


