Festat janë kohë për lumturi, ndërsa dhjetori, muaji i dëshirave dhe shpresës, është koha për të ëndërruar ëndrra të mëdha. Loja e fatit “Loto 7” është destinacioni më i përballueshëm për të ëndërruar dhe sjell shumë mundësi surprizash.
Të gjithë ata për të cilët numri 7 është numër me fat, i kujtojmë se nga 10 deri më 31 dhjetor, loja e fatit “Loto 7” ofron edhe saktësisht 7 mundësi për 7-shen në vitin 2025, përmes 7 xhirove në të cilat do të hidhen numrat fitues të lotos.
Me pagesë të parakohshme, mund të merrni pjesë paraprakisht në 7 xhiro radhazi dhe t’i festoni pa brenga festat, duke ditur se shansi juaj për fitim tashmë është i siguruar. Lejoni që “Loto 7” t’ju befasojë, paguani me kohë dhe shijoni frymën festive të mbushur me shpresë.
Me simbolikën e 30 denarëve për një kombinim loto, i dhuroni vetes momente të mbushura me ëndërrim, emocion dhe atë ndjenjë të pazëvendësueshme pritjeje. Çdo pagesë loto ju hap derën drejt një bote plot me mundësi të reja dhe ju jep shansin të pyesni veten: Po sikur pikërisht unë të jem fituesi i radhës i shtatëshes së madhe?
Ky është rrugëtimi që kanë ndjekur 28 fituesit e deritanishëm të shtatëshes nga viti 2010 e deri më sot. Ata përcjellin mesazhin se gjithmonë duhet besuar te fati dhe kurrë nuk duhet humbur shpresa. Deri tani, shtatëshja është festuar në Manastir (Bitola), Kumanovë, Kërçovë, Kavadar, Sveti Nikollë, Tetovë, Strumicë, Negotinë, Koçan, Ohër dhe Shkup, ndërsa shtatëshja e fundit dhe më e madhja, me vlerë mbi 1.7 milionë euro, u fitua në Ohër në vitin 2024.
Loja e fatit “Loto 7” është shndërruar në një traditë që bashkon breza. Në pritje të shtatëshes së 29-të, kujtojmë se me çdo kombinim të paguar jepet edhe një kontribut për qëllime shoqërore të dobishme – mbështetje për shkencën, arsimin, kulturën, sportin, mjedisin jetësor dhe projekte me interes publik. Dhe se fati është kudo, vetëm duhet ta kërkoni.


