Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale po zhvillon këtë të premte, më 12 dhjetor, një operacion të koordinuar në zonat e Dobraçit dhe Fushë-Kuqes. Sipas raportimeve nga terreni, gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije se janë vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për llogari të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Burime paraprake pohojnë se arrestimet u kryen në Fushë Kuqe, ku të dy personat dyshohen për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga forcat e rendit u sekuestrua edhe një sasi armësh zjarri.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa pritet që informacioni i plotë mbi aksionin dhe personat e arrestuar të bëhet publik në orët në vijim.
Lajmi në përditësim…


