Nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës kanë njoftuar se në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, është sjellë vendimi që të thirret Kuvendi partiak, përcjell SHENJA.
“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe hapat e mëtejmë në drejtim të strukturimit të organeve, anëtarët e Kryesisë votuan unanimisht vendimin për thirrjen e Kuvendit të partisë.
Kuvendi do të mbahet më 27 Dhjetor dhe në të do të diskutohet për riorganizimin e strukturave dhe organeve të partisë, politikat partiake dhe dokumentet e rëndësishme strategjike.
Aleanca për Shqiptarët vazhdon të mbetet në mbrojtje të kauzës kombëtare, zëri i artikukimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve dhe ruajtjen e orientimit euro-atlantik të vendit si rrugë të vetme për perspektivën e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e ASH-së.
Data 16.02.2026
Aktuale
- “Nuk të lënë të vdesësh, duan të vuash” – brenda burgjeve të torturës në Rusi
- Kryeministri britanik shqyrton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen
- 9 kandidatë në garë për drejtor të AKE
- VLEN: SPAK-u i BDI-së le të kërkojë nga SPAK-u i Shqipërisë ekstradimin e Artan Grubit
- Rrezikuan jetën e skijatorëve me motorë: Kodra e Diellit denoncon shkelësit në polici
- Evakuohen 180 persona në Kërçovë – vërshime të mëdha në Maqedoninë Perëndimore
- LSDM: Qeveria ndan tenderë si ëmbëlsira, 74 i ka marrë vetëm një kompani
- Megawin.mk- platforma e vetme ligjore në internet që e shndërron fatin në argëtim me përgjegjësi


