Ukraina ka raportuar këtë të hënë se është përballur me sulme të reja nga dronët rusë gjatë natës në rajonin e Sumy, ku zjarrfikësit punuan për orë të tëra për të kontrolluar disa zjarre.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, në Okhtyrka, një ndërtesë banimi me nëntë kate u godit ndërsa njerëzit flinin. Ekipet e shpëtimit evakuuan 35 banorë pasi flakët u përhapen në disa kate.
Shërbimet e emergjencës thanë se të gjitha zjarret u shuan dhe nuk ka raporte për të lënduar.
Rajone të tjera, përfshirë Dnipropetrovsk dhe Chernihiv, gjithashtu u goditën. Sulmet vijnë pas një vale më të madhe sulmesh të ditës së kaluar që dëmtuan objekte energjetike në të gjithë vendin dhe shkaktuan ndërprerje lokale të energjisë.


