Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se sonte ka patur mbledhje Kongresi i Vazhdimësisë, një organ sipas tij thelbësor në kuadër të partisë.
“Sot zhvilluam mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, një organ thelbësor në kuadër të organizatës sonë politike.
Gjatë këtij takimi patëm një diskutim të gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend, duke adresuar të gjitha sfidat me të cilat po përballet skena politike dhe shoqëria jonë.
Po ashtu, u ndalëm edhe në përgatitjet për Kongresin e 20 dhjetorit, një moment i rëndësishëm që do të përcaktojë drejtimin tonë të mëtejshëm.”, ka shkruar Ahmeti.
Data 09.03.2026
Aktuale
- OKH Merhamet: 650 pako ushqimore të shpërndara në Tetovë me rrethinë
- Mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor
- Ambasada e Shqipërisë në Shkup shtron iftar me diplomatë dhe të rinj nga shoqëria civile
- Rexhepi: Me pagën minimale prej 24.600 denarë nuk mund të jetojë as familja dyanëtarëshe
- Unifikohen tre Parlamente Studentore për herë të parë në Maqedoninë e Veriut
- Rexhepi: Lëvizja Populli nuk do të shkrihet në parti tjetër
- E rëndë në Shkodër, automjeti përplaset me shtyllën dhe murin rrethues, humb jetën drejtuesi
- Më 29 mars fillon llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë 60 minuta para


