Ramadan Ramadani
Për ata që nuk kanë aq përvojë të përdorimit të taksi shërbimit ndoshta ka nevojë të spjegohen mënyrat e keqpërdorimit të taksimetrës dhe si ato gjasojnë edhe nëpolitikë:
a) Taksitë jolegal. Të njohur edhe si taksistë të “egër” janë ata qëmund të kenë veturën me ngjyrë dhe shenja të taksisë, por fare nuk janë taksi. Kjo sepse o nuk e kanë hiç ose nuk e kanë të rinovuar liçencën për taksi. Disa, më mashtruesit e këtyre,mbajnë një taksimetër në veturë brenda, por ai asnjëherë nuk mat e nuk punon dhe shpesh bile nuk është i kyçyr në sistemin e veturës. Kjo vërehet nga ajo se as llamba e kontaktit nuk i qëndron ndezur. Nuk mund të kuptohet deri në fund se pse e mbajnë taksimetrin këto taksi jolegalë, por ajo kryesisht ështëpër dukje. Të duken se janë ose se kanë qenë ndonjëherë taksi veturë dhe shërbim. Me këto më së shumti përgjajnë disa opcione politike që legalisht nuk kanë regjistrim ose vula tëpartisë politike, por kështu në mënyra klandestine mbeten dhe mbijetojnë në skenën politike, e më shumë në opinionin publik ku bëjnë zhurmë dhe ofrojnë shërbime “të egra”; pa vulë, pa licencë, pa nishane dhe pa taksimetër!
b) Taksitë me pazarllëk. Këto janë zakonisht taksistë të rregullt me liçencë, me taksimetër e me krejt nishanet, por që shërbejnëvetëm me shumë paraprakisht të kontraktuar. Ata janë ata të cilët thonë punon taksimetri, por deri në destinacion kushton kaq dhe nuk do ndezim taksimetrin! Dy janë problemet dhe përgjasimet me politikë e këtyre pazarllëkçive. E para se këto shesin kuturu dhe anashkalojnë taksimetrën shpesh për të vjedhur nga firma, qyteti ose publiku që i ka angazhuar dhe i paguan ato sipas taksimetrës. Këto krejt shumën e përfituar e fusin në xhep tëvetin dhe ashtu vjedhin nga punëdhënësi, pronari ose publiku. Në politikë dhe nëpër parti janë shembulli më i përafërt me ata që për interes personal e shesin interesin partiak ose atë publik. Ata që shesin punësime në administratë deri edhe funksione dhe emërtime shtetërore! Dhe përgjasimi dhe problemi i dytë janë se këta, pasi pa taksimetër, matin dhe llogarisin në bazë të vetëm ndonjë kriteri; distancën ose numrin e udhëtarëve. Mandej në udhëtim e sipër dalin valixhet, shkarkimi e ngarkimi, pritjet e ndryshme etj, që krejt së bashku me taksimetër do kushtonin më shumë e më shumë. Kështu ju ndodhë edhe atyre kuturu politikanëve që për pak ndikim, kesh ose servilizëm shesin funksion dhe mandej del se përfituesi final ka dalur shumë e më shumë në qar! Të kishin ndezur taksimetrin e të kishin vepruar në rregull me interesin kolektiv, ate partiak ose publik edhe këta do kishin dalë më në qar!
c) Taksitë shetitës. Janë ato taksi që ndezin taksimetrën, por bëjnë pritje ose ecje të panevojshme që i njëjti të llogarite mëshumë! Këta mashtrues këtë zakonisht ua bëjnë jabanxhive të rrugës, qytetit dhe destinacionit, por edhe vjedhja e të padishmit është vjedhje.
Ndërkohë që krejt këto tre lloje tani në këtë kohë mbesin me më pak e më pak “qar” është se tani është koha e hartave, taksimetrëve dhe edhe pagesave online. Askush më nuk hyn te këto të egër, pazarllëkçi dhe shetitës. Kështu është edhe në politikë.


