Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka njoftuar se në kuadër të Doha Forum 2025 ka zhvilluar një takim me Hasan bin Abdullah Al-Ghanim, Kryetar i Këshillit të Shuratit të Katarit.
“Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe parlamentar.
Theksova rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe gatishmërinë tonë për intensifikimin e dialogut në të gjitha nivelet. Shpreha vlerësimin tim për rolin konstruktiv dhe paqeruajtës të Katarit në çështjet rajonale dhe globale, ndërsa nënvizuam angazhimin e përbashkët për një partneritet edhe më dinamik në të ardhmen, përfshirë edhe në platformat multilateral”, ka deklaruar Gashi.
Data 08.12.2025
Aktuale
- Petritsch thotë se Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri demokratike e të qëndrueshme
- A do të përjetojmë dimrin më të ftohtë të shekullit?
- I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, kapet në hyrje të Shqipërisë 40-vjeçari nga Kosova
- Tajlanda sulmon Kamboxhian
- Maqedonia shënon 8 dhjetorin – Ditën e Shën Klimentit të Ohrit
- Konfiskohen qindra vegla pune, u kapën në një veturë me targa të Shkupit
- Conte: Napoli po më mbush me krenari
- Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Dojran” koha e pritjes për dalje nga Maqedonia është rreth 40 minuta


