Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka filluar sesionin e publikimit të bombave korruptive të lidhura me partinë në pushtet VMRO-DPMNE. Ekipi antikorrupsion i partisë opozitare publikoi një material, të cilin e cilëson si skandal që, sipas tyre, tregon funksionimin e “modelit kriminal” të pushtetit të Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.
Aleksandar Saša Dimitrieviq nga kjo parti deklaroi se përmes personave të afërt dhe ndërmjetësve “janë pompuar rreth 9 milionë euro para publike”, ndërsa tenderët e dyshuar paraqiten si mekanizëm për keqpërdorim të fondeve shtetërore.
ALESKANDAR SAŠA DIMITRIEVIQ – LSDM
“Skandal i ri, bombë e re, për atë se kush dhe si pastron. Të gjithë rrugët të drejtojnë tek te Ivica Tomovski , drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri. Nuk pastron drejtoria, pastron kompania familjare e Tomovskit. Të themi troç, ata po i pastrojnë paratë e qytetarëve edhe atë me miliona euro. Nga institucione shtetërore dhe komuna të udhëhequra nga VMRO-ja, kompania e Tomovskit ka fituar 5,360,000 mijë euro ose 161 tendera”.
Sipas të dhënave të publikuara nga LSDM, aktiviteti i kompanisë së afërt me Tomovskin është rritur me 306% pas ardhjes së VMRO-DPMNE-së në pushtet.
ALESKANDAR SAŠA DIMITRIEVIQ – LSDM
“Vetëm këtë vit 2025, kompania ka fituar 10 tenderë me vlerë gati gjysmë milioni euro. Pronari i “City Logistik” në momentin kur është themeluar ka qenë Vitomir Tomovski nga Struga, babai i Ivica Tomovskit, ndërsa menaxher është Slobodan Kutanovski, i afërm i tyre. Rastësisht, u paska ecur ‘pastrimi’ i buxhetit. Për çfarë shërben Tomovski në VMRO-DPMNE dhe në Qeveri, besoj se popullit i është bërë kristal e qartë pas kësaj. E rëndësishme është që bizneset familjare po ecin”.
Ky është skandali i parë i publikuar nga LSDM, nga ku kanë njoftuar se të tilla ka shumë dhe do të publikohen. Se do të publikojnë skandale të tilla, ka njoftuar vet kreu i LSDM-së, Venko Filipçe i cili këto materiale i emëroi si “Bomba 2.0”.
Mevludin Imeri /SHENJA/


