Në Kavadar sot në Kongresin e 18-të të VMRO-DPMNE-së pritet të rizgjedhet Hristijan Mickoski për udhëheqës të partisë, i cili është edhe kandidati i vetëm për këtë funksion.
Në Kongresin nën moton “Vizion që ndërton shtet – Për brezat e ardhshëm 2030”, pritet të marrin pjesë 2.600 persona, nga të cilët 850-860 delegatë dhe 1700-1800 mysafirë dhe në të duhet të miratohet “Strategjia Maqedonia 2030”.


