Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, megjithëse në disa segmente ka lagështi, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane mbetet mesatar.
Në pikat kufitare, nga ana e RMV-së, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe nuk raportohen vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM rikujton shoferët se detyrimi ligjor për pajisje dimërore në automjete ka hyrë në fuqi më 15 nëntor 2025 dhe do të jetë i vlefshëm deri më 15 mars 2026, pavarësisht kushteve aktuale të motit.


