Njësia për Punë të Brendshme ka paraqitur kërkesë për nisjen e një procedurëse kundërvajtëse ndaj subjektit juridik-komuna e Strugës dhe ndaj personit përgjegjës M.K. (65) nga fshati Bixhevë i Strugës, për shkak të veprës së kryer në kundërshtim me nenin 6, dhe e ndëshkueshme sipas nenit 11 të Ligjit për Përdorimin e Flamujve tëKomunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Të denoncuarit, si organizatorë të një ngjarjeje me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, që me datë 28.11.2025 u mbajt në rrugën ‘Marshall Tito’ në Strugë, krahas flamurit të bashkësive, as në skenë, as në një pjesë të shëtitores të lumit Drini i Zi, nuk e kanë theksuar dhe nuk e kanë vendosur flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që sipas ligjit ishin të obliguar për ta bërë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Data 22.01.2026
Aktuale
- Në Kodrën e Diellit trashësia e borës ka arritur në 33 centimetra
- Fatmir Hysenbelliu takon Mathieu Flamini në Davos. Ish-sportisti më i pasur në botë me 20 bilionë $, falë sipërmarrjes së tij të suksesshme
- ASH-Taravari: Rënia e RMV-së në Indeksin e Korrupsionit alarm serioz institucional
- Ankimi për çështjen Balluku, përfaqësuesja e Kuvendit në Gjykatë Kushtetuese: Pezullimi i një ministri prek edhe Këshillin e Ministrave, ndërhyrje në Ekzekutiv
- Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, përfaqësuesja e Kryeministrisë jep argumentet: Nuk është një ankim individual! Pse s’është e lejuar kjo masë
- Aktakuzë ndaj një personi për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Prokuroria e Ferizajt: I dëmtoi dokumentet e votimit
- Gjendet skeleti i një shtetasi të Maqedonisë në Belgjikë, ishte zhdukur 23 vjet më parë
- Rinumërohen 40.16 për qind e votave, procesi ende vazhdon!


