Deputetja Imrlije Saliu Fetai, me ftesë zyrtare të Çigdem Erdoğan, Kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta Ndërmjet Grave dhe Burrave, mori pjesë në ngjarjen ndërkombëtare të organizuar nën patronazhin e Kryetarit të Kuvendit të Madh të Turqisë, me rastin e 91-Vjetorit të të Drejtave të Grave Turke për të Zgjedhur dhe për t’u Zgjedhur.
Programi zyrtar nisi më 3 dhjetor me pritjen e delegacioneve të huaja dhe akomodimin në Ankara.
Më 4 dhjetor, delegacionet u pritën në hapësirat e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, ku programi përfshiu: mini-koncert nga artiste gra të Operas dhe Baletit Shtetëror, fjalime të personaliteteve të larta turke, siç janë: deputetja më e moshuar; Imren Aykut; Kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta Ndërmjet Grave dhe Burrave Çigdem Erdoğan dhe Ministrja e Shërbimeve Familjare dhe Sociale Mahinur Özdemir Göktaş.
Pas ngjarjes deputetja morri pjesë në hapjen e ekspozitës “Gratë Lidere”, ndërsa më pas zhvilloi takime zyrtare mes delegacioneve të huaja dhe Çigdem Erdoğan në objektin e Marrëdhënieve me Publikun të Parlamentit turk.
Në mbrëmje, delegacionet u pritën në një darkë zyrtare të organizuar në nder të të ftuarve ndërkombëtarë.
Deputetja Imrlije Saliu-Fetai theksoi rëndësinë historike të këtij përvjetori dhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e barazisë gjinore, si dhe rolin e grave në proceset demokratike dhe zhvillimin shoqëror.
“Është nder të përfaqësoj vendin tim në një ngjarje kaq të rëndësishme. Shembujt e grave turke na kujtojnë se progresi është i mundur vetëm kur gratë dhe vajzat kanë hapësirën dhe fuqinë për të marrë vendime,” – u shpreh deputetja Saliu-Fetai.
Ngjarja vijon më datë 5 dhjetor me takime të tjera protokollare dhe aktivitete të nivelit të lartë. Gjatë kësaj dite është parashikuar edhe një vizitë në Muzoleumin e Ataturkut, një ndër monumentet më të rëndësishme historike dhe simbolike të Republikës së Turqisë.
Data 04.12.2025
Aktuale
- Deputetja Saliu-Fetai ne ngjarjen “91-Vjetori i të Drejtave të Grave Turke për të Zgjedhur dhe për t’u Zgjedhur”
- Nedim Rama emërohet Drejtor i NOMA Gas – Fillon një kapitull i ri i zhvillimit dhe modernizimit
- Konflikt me armë në Shkodër, arrestohet 26-vjeçari që kanosi një të ri
- Në kongresin e së shtunës të VMRO-DPMNE-së, Mickovski pritet të zgjidhet sërish kryetar
- Kapen 200 thasë me detergjent të falsifikuar!
- Imami i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly arrin në Maqedoni, pritet nga kreu i BFI-së
- Protesta e paralajmëruar për UÇK-në në Shkup, Mickoski: Hap i gabuar i Ahmetit, jam i bindur se VLEN nuk do ta mbështesë
- Hapet gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, zbardhet lista e 10 kandidatëve (EMRAT)


