Ramadan Ramadani
Një intelektual i njohur shqiptar nga Shkupi, të cilit nuk ia përmendi emrin sepse edhe ashtu do përmendi disa emra tjerë,pa leje, më poshtë në sqarim, më tha se nuk do paguhet asgjënga shuma dhe shifrat nga taksimetri që e sjelli unë si metaforënë disa shkrime me rradhë. Shuma për pagesë do evidentohet, por në fund krejt do mbetemi borxhli, askush nuk do paguajeashtu që do mbetet se faturën e ka shlyer populli!
Si intelektual i regjur që ishte bashkëbiseduesi, unë mund shumë lehtë ti përgjigjesha se nuk ka probabilitet qëkonsekuencat nga një transakcion eventual i dalë nga njëkontratë konkrete nga subjekte të personalizuara nominale ti paguajë një kategori apstrakte. Por, në vend të kësaj zgjodha argumentet që edhe këtu do i ndaj:
a) Nëse vazhdon fragmentarizimi i përfaqësimit politik shqiptar ai nuk ndalet në këto pjesë të vogla partikulare, por dërrmimi shkon ene më tej duke shkuar edhe brenda atyre përfaqësimeve politike. Ato partiçka të vogla shkojnë duke u dërrmuar edhe më tej duke u ndarë në degë dhe gjethe apo edhe ndarje personale. E në fund faturën e paguajnë vet ata persona që i kanë dalë në ballë përfaqësimit. Kanë pretenduar ose kanëqenë: liderë!
b) Nëse vonohet dhe vazhdojnë hezitimet, dilemat, dalllimet, divergjencat e brendshme për përfaqësim unik dhe zgjedhjen e një lideri brenda tyre atëherë paraqitet opsioni i gjetjes së solucioneve të jashtme. Me kalimin e afateve dhe me shfaqjen e pasojave të vonimit atëherë brenda VLEN-it fillon tëndihet nevoja e një arbitrimi, koordinimi, gjykimi dhe vendimi të jashtëm. Në rastin konkret nëse vazhdon ende hezitimi se a do jetë lideri dhe adresa e vetme njëri prej pesë liderëve të VLEN atëherë do dalin opsionet për solucione tjera, të jashtme: Muhamed Halili ose Xhevdet Hajredini. Ka shumë emra, por këto dy i përmendi kështu pa leje, shkaku i respektit personal për to po edhe respektit që gëzojnë brenda dhe jashtë VLEN-it e nëpërgjithësi tek shqiptarët e Maqedonisë.
Bashkëbiseduesi më tej bëri një kontestim të krejt shembullit të taksit dhe taksimetrës duke më përkujtuar rastet e ikjes nga pagesa, që bëjnë njerëzit, kryesisht kur janë të huaj nëqytet të huaj, duke zbritur një nga një nga vetura ose duke ikur! Atëherë për fund më duhej të tregoja barcoletën e vjetër kur disa të rinjë paraprakisht merren vesh se në arritjen diku afër cakut do dalin me shpejtësi të gjithë katër nga vetura dhe me vrap do largohen duke u fshehur në një pallat në ndërtim e sipër. Ashtu edhe ndodh, ndalet vetura dhe të katërtit vrapojnë dhe ngjiten shkallëve nëpër godinën ende pa asensor të aktivizuar. Një kat më lartë e më lartë, deri sa, krejt pa frymë, ngjiten në kulmin e banesave, ende të pambuluara. Shofin përreth dhe kontrollojnënjëri tjetrin nëse krejt janë aty, kur e llogarisin se janë pesë veta: aty edhe taksisti! I cili pas ardhjes në vete: mirë be djema a mëtregoni prej kujt dhe prej çkaje jemi duke ikur?!


